Përveç plotësimit të Ligjit për policinë financiare, propozimi i ri i Qeverisë, parasheh edhe shfuqizimin (fshirjen) e disa dispozitave nga ligjit aktual, që kryesisht lidhen me kompetencat Drejtorisë së policisë financiare
Omer XHAFERI
Shkup, 13 gusht – Plotësimi i Ligjit për policinë financiare parasheh kushte shtesë për punësim të kandidatëve të ardhshëm. Kështu në propozim Ligjin të cilin Qeveria së fundmi e ka dorëzuar në Parlament, thuhet se sigurimi i mbrojtjes nga rreziku i sigurisë, në pajtim me dispozitat e Ligjit për të dhëna të klasifikuara, doemos të zbatohet në të ardhmen, shkruan gazeta KOHA. Gjatë punësimit në Policinë Financiare, siç thuhet propozim Ligjin në fjalë, personi i caktuar gjithsesi duhet ti nënshtrohet kontrollit të sigurisë edhe në fazë para nënshkrimit të marrëveshjes për punë, si parakusht për nisjen e punës. Ky kriter siç thuhet në arsyetimin e propozimit Ligjit për policinë financiare mbështet në neni 35 të Ligjit për të dhënat e klasifikuara.
Tutje pjesë e këtij propozim Ligji është klasifikimi i vendeve të punës për personat e autorizuar të Drejtorit për policinë financiare, ku pritet të vendoset kategoria V, në vendet e punës. Kjo kategori ndryshime parasheh punësimin e një polici financiare-nëpunës, me shkollë të mesme, detyrë e të cilit, në pajtim me Ligjin për procedurë penale, do të jetë mbajtja e personave të thirrur. Përveç plotësimit të Ligjit për policinë financiare, propozimi i ri i Qeverisë, parasheh edhe shfuqizimin (fshirjen) e disa dispozitave nga ligjit aktual, që kryesisht lidhen me kompetencat Drejtorisë së policisë financiare.
Në rast të miratimit të ndryshimeve në parlament Drejtorisë në fjalë i fshihen disa kompetenca për koordinim, iniciativë, ngritjen e padive penale, shkëmbimin e informacioneve, realizimin e trajnimeve për persona të kyçur në sistemin e parregullsive. Të gjitha këto masa pritet të ndërmerren me të vetmin qëllim mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian. Dispozitë e Ligjit për policinë financiare që pritet të pëson ndryshime është ajo e njohjes së patjetërsueshme të gjuhës angleze, përmes posedimit të vërtetimit nga ndonjë institucion ndërkombëtar apo certifikatë e ndarë nga ndonjë testues evropian.
“Ligjit plotësohet me disa dispozita të reja, me qëllim harmonizimin me statusin e policisë financiare me shërbimet e autorizuar të punësuar në MPB, ku në pajtim me Ligjin për procedurë penale, thuhet se ‘Policia gjyqësor në bashkëpunim me MPB-në dhe pjesëtar të Policisë financiare, dhe me ligj persona të autorizuar nga Doganat e Maqedonisë, punojnë në zbulimin e veprave penale’”, thuhet në propozim Ligjin e dorëzuar nga Qeveria në Parlament.
Ndryshimet e Ligjit për polici financiare, njëkohësisht synojnë edhe përforcimin e politikës kadrovike brenda Drejtorisë në fjalë. Kësisoj për sigurimin profesional, neutral dhe të paanshëm të punës së personave zyrtar, gjatë angazhimit të tyre, krahas detyrave aktuale, ato në të ardhmen do të plotësohen edhe me realizimin e stazhit të punës si nxënës. Njëherit plotësimi i Ligjit për policinë financiare, parasheh edhe rritjen e kompetencave për procedimin e rasteve nga keqpërdorimet eventuale që mund ti kryejnë përfaqësuesit e policisë gjyqësore. E gjithë i ky harmonizim mes kornizës ligjore në Maqedoni, synohet të bëhet për shkak të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Ekzistimi i mekanizmave të pavarur dhe efikas për kontroll të personave me kompetenca policore buron nga kërkesat e Komisionit evropian për të drejtat e njeriut dhe të drejtës së saj presidente, udhëzimet e Komitetit evropian për preventivë nga tortura dhe vlerësimet e komisarit për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës. (koha.mk)