Moskë, 15 nëntor 2018 – Kontrolli i armëve do të jetë një prej temave kryesore të agjendës në takimin e planifikuar të presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp, që do të mbahet nga fundi i këtij muaji në Argjentinë.
Siç kumtoi Kremlini, Putini sot në margjinat e Samitit të Asociacionit të shteteve nga Azia Juglindore (ASEAN) në Singapor ka pasur një takim të shkurtër me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens, në të cilin u bë fjalë për çështje për të cilat presidenti rus do të bisedojë me Trampin në takimin e planifikuar.
Putini në Singapor deklaroi se Moska dhe Uashingtoni duhet të bisedojnë për ardhmërinë e Marrëveshjes për uljen dhe kufizimin e armëve strategjike nga viti 2011 dhe për Marrëveshjen për eliminimin e raketave me arritje të mesme dhe të shkurtër nga viti 1987