Shkup, 29 maj – Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirus deri më tani janë infektuar 5.962.407 persona. Prej tyre 363.899 kanë ndërruar jetë, ndërsa 2.628.359. janë shëruar.
-Në 24 orët e fundit në Greqi, janë regjistruar pesë raste të reja pozitive të Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë, gjithsej 2.909 janë të infektuar, ndërsa 175 kanë ndërruar jetë.
-Ministria e Shëndetësisë së Qipros kumtoi vetëm një rast të ri të Kovid-19, nga 2.363 analizat e bëra, ndërsa numri i personave të shëruar është rritur në 942 nga fillimi i epidemisë.
-Në Shqipëri nga 276 testimet e bëra tek rastet e dyshuara të Kovid-19 në 24 orët e fundit, rezultat pozitiv është marrë tek 23 persona, prej tyre 12 në Tiranë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vend ka arritur 1.099. Në 24 orët e fundit janë shëruar 28 persona ose gjithsej 851, gjegjësisht 77 për qind e të infektuarve të përgjithshëm. Nga paraqitja e pandemisë e deri më tani 33 persona e kanë humbur jetën. Për momentin aktivë janë 215 persona, gjysma e tyre në Tiranë, nga të cilët 23 janë hospitalizuar në Klinikën infektive, prej tyre pesë në terapi intensive. Deri më tani janë bërë gjithsej 15.595 teste, numri më i madh ose 14.269 janë molekulare dhe 1.326 teste serologjike.
-Në 24 orët e fundit në Serbi një person e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusi. Numri i përgjithshëm i viktimave nga fillimi i epidemisë është 242. Nga mesatarja e fundit e situatës në Serbi, 5.215 persona janë testuar për koronavirus, ndërsa virusi është konfirmuar tek 54.524 pacienë të cilët janë shëruar.
-Rastet e vdekjes nga koronavirusi në Itali janë rritur për 87 sot në krahasim me ditën e djeshme ku ishin 70, ndërsa numri i rasteve të reja për një ditë është zvogëluar prej 593 në 516. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në vend nga përhapja e virusit më 21 shkurt tani është 33.229. Sipas këtij treguesi, Italia është në vendin e tretë në botë pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Rastet e konfirmuara të infeksionit në Itali janë 232.284, që e radhit vendin në vendin e gjashtë pas SHBA-së, Brazilit, Rusisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe. Numri i të regjistruarve si të infektuar është ulur nga 47.986 dje në 46.175 sot. Deri më tani ka 475 persona në kujdes intensiv, në krahasim me 489 persona të ditës së djeshme.
-Treqind e njëzetë e katër persona e kanë humbur jetën në Britani të Madhe nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit, kumtoi ministri i Financave RIshi Sunak, Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Britani të Madhe tani është 38.116. Vendi është në vendin e dytë pas SHBA-së. Deri më tani ka mbi 48.000 viktima në Britani të Madhe nga Kovid-19. Në 24 orët e fundit, në shtet jan[ regjistruar 2.093 persona të infektuar me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Britani të Madhe ka arritur 271.220. Sipas këtij treguesi, vendi është në vendin e pestë pas SHBA-së, Brazilit, Rusisë dhe Spanjës.