Kopenhagë, 10 tetor – Danimarka nga nëntori do të vendosë kontrolle të përkohshme me Suedinë, deklaroi sot ministri danez i Drejtësisë, Nik Hekerul.
Ky vendim vjen pasi dy suedezë në gusht u akuzuan për përzierje në shpërthimin para Drejtorisë daneze të të Ardhurave.
Kryeministrja Mete Frederiksen atëherë deklaroi se Qeveria daneze mendon për përforcimin e kontrolleve në kufirin me Suedinë.
Danimarka dhe Suedia janë të lidhura me urën Eresund, përmes së cilës çdo ditë kalojnë mbi mijëra qytetarë të të dyja shteteve.