Tetovë, 12 nëntor – Njëmbëdhjetë persona të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit janë zbuluar në rajonin e Pollogut gjatë aksionit kontrollues të zbatuar uikendin e kaluar nga ana e SPB-së Tetovë. Në aktivitet janë kontrolluar gjithsej 127 shoferë.
Të gjithë 11 shoferët të cilët kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa dhjetë prej tyre përkohësisht u janë marrë patentë shoferi dhe u janë përgatitur urdhëresa pagesore mandatuese. Në aksionin kontrollues uikendin e kaluar janë zbuluar dhe sanksionuar njëzet lloje të tjera të shkeljeve informuan nga policia.
Në aksion të tillë të ngjashëm kontrollues të shtunën dhe të dielën në rajonin e Sektorit për Punë të brendshme Shtip gjithsej janë kontrolluar 186 shoferë me ç’rast te 23 është konfirmuar prania e alkoolit. Edhe këto shkelës janë përjashtuar nga komunikacioni, përkohësisht u janë marrë patentë shoferi dhe u janë dhënë urdhëresa pagesore mandatuese. Këtu janë vërejtur edhe 12 shkelje tjera të komunikacionit dhe për to janë dhënë sanksione adekuate.
Nga policia paralajmëruan se do të vazhdojnë me aksione kontrolluese të përforcuara me qëllim të sanksionimit të shkeljeve në komunikacion dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion.