Kontroll policor – dënime për 11 shoferë të dehur dhe 88 për vozitje të shpejtë

Shkup, 2 maj  – Policia gjatë kontrollit të zbatuar mbrëmë në territorin e Shkupit ka gjetur 88 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes dhe 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në periudhën nga ora 15:00 deri në orë 23:00, në rajonin e kryeqytetit ka zbatuar kontroll të përforcuar të veprimit në lidhje me kundërvajtjet për “vozitje të shpejtë” dhe “drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit” nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor.

Policia, 88 shoferëve u ka dhënë urdhërpagesa për kundërvajtje – “tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes”, 11 shoferëve u janë dhënë urdhërpagesa për kundërvajtje “drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”.

Në kuadër të këtij kontrolli, edhe 22 shoferëve u janë dhënë urdhërpagesa të detyrueshme dhe kundrëvajtëse për disa kundërvajtje nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për automjete.