Kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, arrestohen pronari dhe 18 shtetase të huaja

104

Nëpunësit policorë nga Stacioni policor i Tetovës kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën lokale për në fshatin Saraqino, ku u konstatua se objekti është hapur dhe në të u gjetën shtatë mysafirë, tre punonjës dhe 20 femra, 18 prej të cilave shtetase të huaj nga Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria, të cilët abuzuan me qëndrimin e tyre turistik, në përputhje me nenin 418 / a të Kodit Penal. Shtetasit e huaj u mbajtën në stacionin e policisë për procedime të mëtejshme.

Nga MPB-ja kumtuan sot se ky është një objekt hotelierik, në pronësi të A.M. (38) nga Tetova, dhe kontrolli u krye pas një raporti se ai kishte punuar në kundërshtim me Vendimin e marrë nga Qeveria.

“Shtetasit e huaj u mbajtën në një stacion policie për procedime të mëtejshme, dhe pronari A.M. është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim penal. Gjatë kontrollit, u ndalua B.H. (25) nga Shkupi, i cili po vuan një dënim me burg prej 8 vjet e 6 muaj dhe nuk e respektoi vendimin për pushime në rrethin familjar të lëshuar nga burgu. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës”, theksohet në kumtesën e MPB-së.