Kontroll i policisë dhe Inspektoratit të Tregut për orarin e punës në lokalet në rajonin e Tetovës

33

Tetovë, 2 qershor – Gjatë kontrollit të objekteve hotelierike, në Dobrosht të Tetovës është vërtetuar punë e një lokali më gjatë se sa lejohet, kumtoi sot SPB Tetovë. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, janë kontrolluar gjithsej 58 objekte hotelierike në 24 orët e kaluara në rajonin e Tetovës.

“Në këtë periudhë, për mosmbajtje të maskave ​​mbrojtëse, gjithsej 84 personave u janë përgatitur urdhra për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë, i cili parashikon gjobë prej 20 euro”, njofton SPB Tetovo.

Sipas statistikave të Departamentit të Punëve të Brendshme në Tetovë për periudhën (1/2.06), vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor u përgatitën për gjithsej 128 persona, ndërsa gjithsej 230 persona u kontrolluan me vendime të tilla. Gjithashtu, deklarata për vetizolim nënshkruan gjithsej 20 persona (TE), ndërsa 50 persona u kontrolluan me deklarata të nënshkruara për vetizolim.

Comments are closed.