Interi është gati t’i rinovojë kontratën drejtorit sportiv Piero Auzilio. Në qershor atij i skadon kontrata me klubin zikaltër dhe drejtuesit dëshirojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin me zyrtarin Auzilio. Sipas mediave italiane, Auzilio do të rinovojë deri në vitin 2022.
Ai është njëri prej zyrtarëve më të vjetër Interit duke nisur punën si sekretar i akademisë zikaltër që prej vitit 1998. Në vitin 2010, Auzilio mori postin e drejtorit sportiv. 47-vjeçari ka kontribuar në merkaton Interit si dhe në periudhën e suksesshme të skuadrës italiane 2006-2010.