Drejtuesit e Interit ka kohë që kanë nisur bisedimet me portierin Samir Handanovic për vazhdimin e kontratës.
Mediat italiane kanë njoftuar se klubi i ka ofruar sllovenit kontratë njëvjeçare, që do ta mbante në klub deri në vitin 2023.
36-vjeçarit i është ofruar pagë edhe më të lartë për të mbetur në skuadër.
Handanovic është pjesë e Interit prej vitit 2012 kur iu bashkua nga Udinese për 15 milionë euro.