Lautaro Martinez është duke kaluar në formë të shkëlqyer këtë sezon me Interin. Sulmuesi argjentinas është një ndër lojtarët kryesorë të trajnerit Antonio Conte.
Forma e mirë në të cilën është duke kaluar lojtari ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.
Interi do t’i ofrojë kontratë trevjeçare, me rritje të dukshme të pagës. Madje, klubi italian me kontratën do t’a ndryshojë edhe klauzolën e lirimit, që është prej 111 milionë euro.
Bisedimet për vazhdimin e kontratës i ka konfirmuar edhe vetë lojtari. “Jam i lumtur këtu dhe shpresoj që shumë shpejt do ta vazhdoj kontratën time”, deklaroi Martinez.
23-vjeçari këtë sezon në 33 ndeshja ka shënuar 15 gola dhe shtatë asistime.