Media sportive spanjolle “Sport” ka raportuar këtë të hënë lajmin se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i interesuar për sulmuesin e Real Sociedad, Mikel Oyarzabal.
Ky i fundit është një prej futbollistëve që ka reflektuar rritjen më të madhe në sezonin e fundit në La Liga, aq sa dy ditë më parë kundër Suedisë ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e përfaqësueses.
Ylli 22-vjeçar i kombëtares së Spanjës është i lidhur me klubin bask me një kontratë që skadon në vitin 2024. Sikur të mos mjaftonte kontrata e gjatë, një tjetër vështirësi shfaqet në planet e Barcelonës që synon lojtarin, klauzola dhe shuma prej 70 milionë euro që synon të përfitojë Real Sociedad nga shitja e Oyarzabal.