Autoritetet kineze kanë shkatërruar një rrjet të teknologjisë së lartë të kontrabandës që përdorte mjete ajrore pa pilot për të transportuar në mënyrë të paligjshme rreth 80 milionë dollarë smartfonë nga Hong Kongu. Të dyshuarit kanë kontrabanduar deri në 15,000 telefona për një natë.
Banda ndërkufitare u shkatërrua nga oficerë të doganave në zonën metropolitane Shenzhen në Kinën juglindore. Shenzhen lidh Hong Kong me kontinentin e Kinës. Autoritetet arrestuan 26 vetë dhe konfiskuan pajisjet e tyre të pazakonta, ku përfshiheshin dy dronë, si dhe kabllo dhe rrota të motorizuara.
“Çdo ditë, 10,000 deri në 15,000 telefona mobil u kontrabanduan përtej kufirit”, tha Chen Liang, zëvendës shefi i degës së Wenjindu të zyrës së anti-kontrabandës në Shenzhen. “Ndërsa vepronin 15 ditë në muaj, të ardhurat e saj mujore arritën mbi 10 milionë juan”. Chen shtoi se policia arrestoi anëtarët e bandës më 1 shkurt.
Grupi vepronte për rreth gjashtë muaj.
Kriminelët përdorën dronët e tyre për të fluturuar në mes të dy ndërtesave të larta në anën Shenzhen të kufirit dhe një shtëpi fshati në anën e Hong Kongut. Dronët mbanin kabllo, të cilat më pas u bashkangjitën me rrota të motorizuara brenda dy apartamenteve. Çantat u lidhën pastaj me kabllot, secila prej të cilave përmbante deri në 20 telefona të mençur, i tha një burim i qeverisë lokale ” South China Morning Post”.
Telefonat e dorës së dytë, kryesisht iPhones, me vlerë rreth 500 milionë juan (80 milionë dollarë), u konfiskuan nga qendrën e “high-tech” të kontrabandës. Është vlerësuar se ata arritën të shmangin rreth 100 milionë juanë taksa.
Sipas mediave lokale, ky është ndoshta rasti i parë në Kinë që përfshin përdorimin e dronëve për kontrabandën ndërkufitare.