Zejnulla VESELI
Shkup, 17 shkurt – Zhvendosja e kufirit të moshës së pensionimit nga 65 vite në 67 vite për burrat dhe nga 62 vite në 64 për gra, propozim i dalur nga ekspertë ekonomik dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar si zgjidhje më mundshme për të zvogëluar vrimën në fondin shtetëror i cili nga viti në vit po rritet e që tani po shqyrtohet nga Qeveria e Maqedonisë, për sektorin e biznesit privat është i papranueshëm, shkruan gazeta KOHA. Ky propozim sipas konfederatës së biznesit në Maqedoni është i papranueshëm dhe se ka mënyra tjera se si shteti të mbush Fondin penisonal dhe invalidor të Maqedonbisë e jo me sjelljen e masave të reja të cilat shkojnë në kurriz të punëtorëve.
“Është një propozim i çuditshëm kur as qeveria e mëparshme por as kjo aktuale ende nuk kanë strategji apo plan konkrete se si të punojnë në përmirësimin e gjendjes financiare të Fondit aq më tragjike kur vetë fund nuk punon në këtë drejtim por vazhdimisht pret që shteti me para të buxhetit të mbyll gropën në fond të cilat për këtë vit që të mundet në kohë të paguan pensionet i nevojiten 550 milion euro.”, thotë për KOHA, Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së biznesit në Maqedoni. Njeherit Boshkov thotë as njëri nga propozimet e ofruara nuk është i pranueshëm për punëdhënësit. “ E para edhe sikur të rritet përqindja e kontributeve nga 18 në 22 për qind sërish të dëmtuar do të jenë punëtorët sepse punëdhënësi kontributet për sigurim pensional invalidor i paguan në bazë të rrogës bruto kështu punëdhënësi do të zvogëlon rrogën neto të punëtorit për 4 për qind aq sa do të rrisë përqindjen e kontributeve të rrogës bruto”, thotë Boshkov.
E dyta, dalja në pension pas moshës 67 vjet, thotë Boshkov, bizneset do të kenë probleme sepse nuk do të ketë produktivitet për shkak se një punëtorë mes viteve 60 -65 nuk është aspak produktiv në kryerjen e punës që e bën. “ ë vend që të kemi fuqi punëtore që vijnë me bastune në punë më mirë është që këto punëtorë të shkoj në pension para kohe dhe të zëvendësohen me të rinj.
Biznesi privat ka nevoje për fuqi punëtore ore të moshës së re nga 20 deri më 30 vite, sepse një punëtorë i moshës se re mund të bënë punën e 10 punëtorëve të moshës 60 vjeçare. Pastaj me pranimin e punëtorëve të rinj jo vetëm që mund të rriten të hyrat e kontributeve në Fond por dukshëm do të kontribuojnë në rritjen ekonomike për shkak se të rinjtë gjatë vikendeve dalin dhe argëtohen me shoke nëpër restorante apo kafene që do të thotë se me këtë rrisin fuqinë blerëse në krahasim më një punëtorë i moshës 60 vjeçare i cili mezi pret të shkon në shtëpi për të pushuar dhe kështu kursen çdo denarë të pagës mujore”, thotë Boshkov. Ai vlerëson se do të ishte mirë që shteti të luftoj ekonominë joformale sepse një numër i madh i bizneseve pagat mujore të punëtorëve e japin në dy pjesë, gjysmën e rrogës përmes bankës me qëllim që të paguan më pak kontribute për sigurim pensional dhe gjysmën tjetër në dorë.
“Nëse punëdhënësit pagat mujore do ti paguan të plota parme bankave atëherë me siguri se të hyrat nga kontributet në fondin pesnional do të ishin më të larta”, thotë Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Bizneseve në Maqedoni.
Edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore (OEMVP ) shprehen të pakënaqur ndaj propozimit për reforma në rritjen e kufirit të daljes në pension.
“Ndryshime të këtilla duhet të bëhen në pajtim me komunitetin e biznesit dhe sindikatat me qëllim që të zgjidhë problemin më të cilin po ballafaqohen vite me radhë biznesmenët e që ka të bëjë me mungesën e kuadrit të ri të fuqisë punëtore” thonë nga OEMVP-ja. Rritja e moshës së daljes në pension për qytetarët sipas OEMVP-së nuk duhet të jetë opsion për reformimin e këtij institucioni. “Qeveria sheh vetëm aspektin financiar. Përtej vështrimit financiar, kjo rritje e pragut të daljes në pension veçse e keqëson statusin e të moshuarve dhe në të njëjtën kohë frenon zgjerimin e punësimit për moshat e reja Nëse do të rritet mosha e pensioneve do të ulet punësimi i të rinjve të shkolluar dhe do të mbajmë më shumë në punë të moshuar kur dihet që kanë rendiment të ulët, dhe me këtë nuk rrisim produktivitetin në punë, gjë kjo që normalisht shkon në dëm të bizneseve”, thonë nga OEMVP-ja. (koha.mk)