Shkup, 4 dhjetor – Zero rezultat nga takimi i fundit i komisionit të përzier të historianëve maqedonas dhe bullgar. Shkak i ngecjes së bisedimeve në këtë takim të 11 kanë qenë mbiemri ‘maqedonas’ dhe mbreti Samoil dhe si pasojë nuk janë firmosur proces-verbalet. Mosmarrëveshjet për mbiemrin ‘maqedonas’ lindën se në cilat raste e njëjta duhet apo s’duhet përdorur, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.
“Ne nuk kontestojmë se gjithçka që është e lidhur me shtet-fortësinë dhe rrjedh nga vetë shteti sikurse Komision i Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe në procesverbal të hyjnë si Qeveri Maqedonase dhe Komision Maqedonas. Ne këtu nuk kemi problem, megjithatë kur bëhet fjalë për traditë kulturore maqedonase, histori maqedonase, gjuhë maqedonase, populli maqedonas, këtu kemi mospajtim.”,- deklaroi kryetari i Komisionit Maqedonas, Dragi Georgiev.
Pala bullgare pohon se nuk bëhet fjalë për ndonjë qasje bullgare sa I takon Marrëveshjes së Prespës, pasi dokumenti paraqet raport midis dyja shteteve. Sipas tyre pala maqedonase me bllokimin e punës së komisionit s’tregon gatishmëri për zgjidhje.
“Po zëvendësohet teza dhe insistohet madje edhe në punën e komisionit se dikush e vë në dyshim identitetin dhe gjuhën të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse ka ndonjë vërejtje ato kanë të bëjnë me rrugën e formimit të kombit dhe identitetit dhe ajo histori që ka një gjuhë bashkëkohore. Këto janë dy punë ndryshe dhe nuk ka nevojë për spekulime.”,- u shpreh kryetari i Komisionit Bullgar, Angell Dimitrov.
Ndërkohë sa i përket periudhës së veprimit të Mbretit Samoil, pala bullgare pretendon se kemi interpretime ndryshe, ndërkaq historianët maqedonas konsiderojnë se bullgarët dëshirojnë që të imponojnë këndvështrimin e tyre.
Për figurën e Goce Dellçevit është folur vetëm gjysmë ore dhe s’ka pasur hapësirë për kompromis.