Shkup, 9 tetor – Kontejnerët nëntokësorë të NP ‘Higjiena Komunale’, të cilat kohë më parë janë vendosur nëpër disa lokacione të kryeqytetit kanë për qëllim selektimin dhe grumbullimin e mbeturinave nën tokë me qëllim që të mos shpërndahet erë e keqe, shkruan koha.mk. Kohën e fundit në shumë lokacione mund të vërehet lloj-lloj mbeturine që grumbullohen përreth tyre. Mbeturinat në vend që të hidhen brenda tyre, i lënë anash, thonë nga NP “Higjiena Komunale”. “Ekipet tona çdo ditë i mbledhin mbeturinat nga kontejnerët nëntokësor dhe përreth tyre. Problemi nuk është vetëm tek qytetarët dhe përdorimi i tyre në mënyrë të papërgjegjshme por edhe tek institucionet dhe firmat që këto pajisje i përdorin gabimisht” thonë nga sektori për marrëdhënie me opinionin i kësaj ndërmarrje. Ndryshe, deri tani nëpër Shkup janë vendosur 118 kontejnerë nëntokësorë në 40 lokacione nëpër Komunën Qendër, Çair, Kisella Vode etj. (koha.mk)