Antonio Konte ka aprovuar rikthimin e Mateo Kovaçiç tek Interi. Mefushori kroat këtë sezon luajti me Çelsin si i huazuar, por londinezët nuk e kanë blerë dhe ai është detyruar të kthehet te Reali.
Siç raporton “Tuttosport”, Interi kërkon që ta risjellë në Milano mesfushorin dhe Konte nuk është kundër kësaj lëvizje. Marota dhe trajneri puljez e kanë kërkuar lojtarin dhe kur kanë qenë pjesë e Juventusit, por kushtet e çuan kroatin te Reali.
Për Interin nuk përbën problem që Reali do t’i rinovojë kontratën Kovaçiçit dhe kështu që pritet rikthimi.
Momentalisht kroati te Reali përfiton diçka më shumë se 4 milionë euro në sezon.