Romë, 26 korrik – Evropa duhet të marrë pjesë në dialogun strategjik mes Rusisë dhe SHBA-së për çarmatimin, ndërsa të mos jetë vetëm vëzhgues, deklaroi sot kryeministri italian Xhuzepe Konte.
Ai në mbledhje me ambasadorët italian theksoi se nuk guxon të harohet se Rusia është fqinj i rëndësishëm i Evropës me të cilën ka hapësirë të përbashkët të sigurisë.
“Konfrontimi me Rusinë është kontraproduktiv për stabilitetin e kontinentit evropian. Rusia është lojtar kryesor në të gjitha arenat politike ku bisedohet për çështjet ndërkombëtare të sigurisë”, potencoi Konte, me ç’rast duke shtuar se “pa pjesëmarrjen e Moskës nuk mund të kërkojmë dalje nga cilado krizë”.