Romë, 14 janar – Kryeministri italian, Xhuzepe Konte deklaroi sot se Bashkimi Evropian rrezikon të përjetojë kolaps nëse nuk gjen qëndrim të përbashkët për emigrantët.
“Nëse vazhdojmë pa rrugë të përbashkët, rrezikojmë ta braktisim ndërtesën evropiane”, tha Konte në pres konferencën në të cilën foli për takimin me eurokomisarin për Migrime, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, në Romë.
Avramopulos foli edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Mateo Salvini, i cili refuzon të lejojë qasjen e anijeve me emigrantë në portet italiane.
“Ne i prezentuam Avramopulosit atë që Italia e bëri deri më tani. Ne jemi bartës të ndryshimeve në drejtimin i cili sjell sukses. Italia është lënë vetëm dhe vetë është duke u ballafaquar me këtë problem”, theksoi kryeministri italian Konte.