Çellsi është e gatshme të rishikojë skuadrën e tyre që fitoi titullin, me një plan spastrimi prej nëntë futbollistëve. Sipas “The Telegraph”, agjentët e Diego Kostas janë vendosur për bisedimet me Çellsin me të ardhmen e sulmuesit ende të pavendosur. Gjendja e Kostas është më delikatja me të cilën ballafaqohet klubi këtë verë, por jo vetëm kaq pasi drejtuesit e bluve kanë dyshime mbi të ardhmen e nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit të parë që fituan titullin e Ligës Premier. Xhon Terri dhe Asmir Begoviç, të cilët do të bashkohen në Burnemaut, janë patjetër në rrugën e tyre. Pas tyre edhe shumë emra tjerë janë të pasigurt për të ardhmen e tyre. Nemanja Matiç, Cesk Fabregas, Miçy Batshuaji, Kurt Zouma, Ruben Loftus Çek, Kenedi, Ola Aina dhe Nathan Ake janë emrat tjerë që priten të largohet gjatë verës nga Blutë.