Antonio Konte dhe Interi jo vetëm që janë takuar, duke konfirmuar se “shëtitja” e ish-trajnerit të Juventusit dhe të Çelsit nuk ka qenë rastësore javën e kaluar poshtë selisë zikaltër, madje leçezi ka bërë edhe kërkesën e tij, për të marrë drejtimin e milanezëve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Sipas asaj që ofron e përditshmja “Libero”, Antonio Konte është gati që të nisë një aventurë të re tek Interi, por në këmbim ka kërkuar një pagë prej 8 milionë eurosh, plus një seri bonusesh në lidhje me arritjen e objektivave, të cilat mund t’ia çojnë pagën vjetore deri në 10milionë euro. Tashmë i takon krerëve zikaltër që ta mendojnë dhe ta pranojnë ose jo këtë kërkesë.