Nuk ka dyshime se menaxhmenti e Milanit tashmë është duke menduar se si ta organizojë të ardhmen e klubit, duke filluar nga trajneri. Ëndrra e kuqezinjve është Antonio Konte, por në kombinim janë edhe Roberto Mançini si dhe Gian Piero Gasperini. Xhennaro Gattuso është 40 vjeç. Një jetë e parë si luftëtar i Milanit dhe një e dytë, sapo ka filluar, në rolin e trajnerit. Me të ardhmen e pasigurt në stolin kuqezi, megjithatë, sepse në fund të sezonit klubi i Milanit mund të vendosë bast për dikë tjetër në këtë rol. Gjithçka do të varet nga performanca e pjesës së dytë të sezonit, natyrisht. Por, nuk ka dyshime se menaxhmenti e Milanit tashmë është duke menduar se si ta organizojë të ardhmen e klubit, duke filluar nga trajneri. Dhe kjo që nga momenti i shkarkimit të Montellës dhe promovimit të Gattusos.
Ëndrra e madhe, siç konfirmohet nga “Corriere dello Sport”, mbetet Antonio Konte. Dhe nuk është diçka e re. Vazhdon të flitet për ish-trajnerin e Juventusit, ashtu siç flitet për Roberto Mançinin, aktualisht në Rusi, në krye të Zenitit, i cili në orët e fundit nuk ka përjashtuar një punësim të mundshëm si trajner i axurrëve. Në fokus, megjithatë, është edhe zgjidhja e befasishme: Gian Piero Gasperini. Arkitekti i Atalantës, i cili, pas vendit të pestë në kampionatin e fundit, po konfirmon në Seria A se është i mahnitshëm në Evropë. Tani, duket i mbushur me ëndrra edhe për finalen e Kupës Italiane. Do të ishte një kthim në Milanin e tij, pas përvojës së shkurtër, negative dhe kundërthënëse tek Interi (2011-2012). Një hakmarrje totale. Por kjo dhe për më shumë do të diskutohet vetëm në fund të sezonit. Të paktën deri në qershor, do të ecet përpara me Gattusos.