Ajax-Juventus dhe Mino Raiola vijojnë kontaktet dhe punën për të kompletuar kalimin e Matthijs de Ligt në Torino.
Lajmi që u duk thjesht si thashethemi i radhës për mbrojtësin holandez, po merr formë tjetër.
“Sky Sport” bën me dije se ditën e djeshme Pavel Nedved dhe Fabio Paratici kanë takuar me agjentin e de Ligt, i cili i ka kërkuar pagë 12 milionë euro neto, plus bonuse. Raiola i ka kërkuar edhe një klauzolë largimi, që do të rritet pas çdo fund sezoni, por do të nisë nga 150 milionë euro, e në vijim.
Vlera e kartonit të 19-vjeçarit llogaritet të shkojë nga 65-75 milionë euro, ndërsa vetë Raiola po përpiqet që të ulë sa më shumë koston e kartonit, që këto para të shkojnë për lojtarin.
Në këtë moment Juventus nuk ka qenë kurrë më pranë de Ligt, por duhet të nxitojë të mbyllë operacionin, sepse PSG ndodhet pas “dere”, me Leonardon që ka dërguar sinjale të tjera, por që duhet të formulohet edhe një herë nga fillimi mes drejtuesit të PSG-së dhe Ajax, sepse shkarkimi i drejtohet sportiv, Henrique Antero i dha kohë Juves për të përparuar në këtë negocim.