Shkup, 28 tetor – Ka kontakte intensive të Qytetit me zjarrfikësit, ndërsa Qeveria është këtu në ndonjë mënyrë të ndërmjetësojë që të gjindet zgjidhje adekuate për problemin me zjarrfikësit, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski.
Ai potencoi se problemi po tërhiqet më shumë se 15 vjet dhe se një kohë të gjatë është injoruar derisa në nismë të Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka filluar të zgjidhet përmes rritjes së mjeteve të cilat nga buxheti i mbrojtjes janë transferuar në komuna në vitin 2020.
“Në nismë të Ministrisë së Mbrojtjes filloi të zgjidhet. Vërtetim për atë është rritja e mjeteve të cilat nga Buxheti i MM-së ishin transferuar në buxhetin e komunave në vitin 2020, gjithsej 51 milion më shumë nga viti paraprak. Në seancë të Qeverisë në shtator është miratuar informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe është pranuar plani aksionar për vendosje të parimit të decentralizimit funksional në mbrojtjen e zjarrfikësve me mbrojtje në vendosjen e grantit të bllokut në çdo komunë të bazuar në banorë, territor dhe njësi të zjarrfikësve”, tha Arsovski.
Shtoi se në planin aksionar planifikohen edhe ndryshimet e Ligjit për zjarrfikësit, por potencoi se ai është proces i cili zgjat dhe në të cilin duhet të përfshihen edhe ministritë e financave, të vetëqeverisjes lokale, BNJVL dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
“Nga viti 2022 prej asaj që e kemi si informacion duhet të ndërpritet nga blloku i dedikuar i shtesave të cilat do të transferohen në komuna, ndërsa dallimi është në atë që shtesat e dedikuara mund të shfrytëzohen vetëm për paga dhe kompensime të zjarrfikësve, ndërsa mjetet nga bllok-shtesat komunat mund t’i shfrytëzojnë për funksion të njësisë së zjarrfikësve dhe së pari duhet të paguhen pagat dhe kompensimet e zjarrfikësve”, tha zëdhënësi qeveritar.