Lakrat janë një ndër perimet me vlerat më të mira për shëndetin dhe të pasura në sasi të madhe të vlerave ushqyese. Lakrat rregullojnë nivelet e qarkullimit në gjak, kanë efekt në trajtimin e inflamacionit të zorrëve dhe shumë përfitimeve. Ja pse duhet të përdorni çdo ditë lëng lakre të bardhë. Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash, kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Ulcera akute mund të kurohet fare mirë me lëngun e lakrës. Vështirë se mund të keni dëgjuar por lakra përmban Vitamine U e cila ndihmon ne forcimin e shtresës se brendshme të stomakut duke e bërë atë rezistente ndaj ulcerave. Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë. Një përbërës që gjendet tek lakra e kthen sheqerin dhe karbohidratet e tjera në yndyrë te mirë. Është plot me Vitaminë K dhe anthocianin e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqendrimit, ndihmon edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore. Të gjitha llojet e lakrave të familjes Cruciferae janë burim i shkëlqyer mineralesh dhe vitaminash si kalcium magnez dhe potas. Këto tre minerale esenciale janë të domosdoshme për shëndetin e kockave nga osteoporoza dhe sëmundje të tjera degjenerative për kockat.