Sipas një studimi të kohëve të fundit të realizuar në Australi, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se konsumi i një luge dhé gjatë darkës, lufton dhe kuron obezitetin.
Eksperimentet e shumta treguan se sistemi tretës vepronte në mënyrë më efikase nëse në të kalonin mbetje prej tokës.
Studiuesit u shprehën se për ta kjo nuk ishte një risi, pasi kjo metodë është përdorur që nga lashtësia e deri në ditët e sotme ku ka shumë persona të cilët pasi kanë përfshirë argjilen në dietën e tyre, kanë vënë re rezultate të shpejta në reduktimin e peshës trupore.
Materiali i marrë prej tokës ka aftësinë të thithë yndyrnat, duke detoksifikuar në mënyrë natyrale trupin e njeriut.