Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Ilinoisit, konsumi i arrave forcon florën e stomakut dhe të zorrëve dhe zvogëlon mundësinë e prekjes nga kanceri.
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumi i arrave si pjesë e një diete të shëndetshme është e dobishme për florën e zorrëve. Studim i ri i bërë nga Universiteti i Illinois gjithashtu mbështet këto të dhëna.
Ul rrezikun e kancerit
Prandaj, konsumi i arrave ndikon në funksionin e florës gastro-intestinale dhe rrit numrin e baktereve të dobishme që janë efektive në trajtimin e zorrëve të trasha.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se konsumi i arrave redukton acidet biliare që rrjedhin nga mikrobet që çojnë në kancer të zorrës së trashë dhe kancer të mëlçisë.