Konsumimi i alkoolit nga gratë shtatëzëna mund të shkaktojë këtë çrregullim

JudithKnox, ka treguar për djalin e saj 12- vjeçar se ka një numër të madh të sjelljeve problematike, si rezultat i çrregullimeve, që alkooli i përdorur gjatë shtatzënisë i ka shkaktuar. FASD- quhet spektri i çrregullimeve të tilla tek fëmijët dhe prekë më shumë se 172.000 fëmijët gjatë vitit vetëm në Skotlandë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Gruaja 51- vjeçare dhe bashkëshorti i saj e kishin adoptuar djalin e tyre kur ai ishte 7 muajsh, prindërit biologjik të se cilit ishin abuzues të alkoolit. Pas një kohe ata vërejtën seai kishte filluar të kryente sjellje të çuditshme. Disa nga këto sjellje ishin: kafshimi i gishtit, ngrënia e gjërave dhe injorimi i lojërave që prindërit e tij ja blinin.

Pas diagnozave të gabuara, që mjekët ia kishin dhënë, më në fund pas 6 viteve djali i tyre u diagnostikua me këtë çrregullim. “Është shumë e vështire për neve, ai kërkon vëmendjen tonë 100% të kohës”, tregoi nëna e 12-vjeçarit.  “Ai ka shumë probleme në sjelljet sociale dhe nuk ka miq”, shtoi ajo.

Gratë shtatzëna, që konsumojnë alkool mund të jenë një rrezik shumë i madh për foshnjat. Alkooli që ato konsumojnë përmes placentës kalon nga trupi i nënës në fetus. Përderisa fetusi nuk arrin ta procesojë alkoolin, ai mbetet i paprocesuar dhe shkakton deformimin e organeve dhe çrregullimeve të tjera neurologjike.

Disa nga simptomat kryesore të këtij çrregullimi janë: vështirësi në të folur, probleme të sjelljes dhe probleme të tjera shëndetësore. Sipas një raporti, përafërsisht 75% e fëmijëve të adaptuar diagnostikohen me këtë lloj çrregullimi.