Studimet e fundit lidhur me efektin e peshkut në organizmin e njeriut, kanë treguar se sa më shumë peshk të hani, aq më mirë do të ndjeheni. Sipas studiuesve, ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 % riskun e prekjes nga depresioni. Ata thonë se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku, e që shton rrjedhjen e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit.