Rusia dhe BE-ja dje në Bruksel mbajtën rreth të ri të konsultimeve eksperte për Ballkanin dhe zgjerimin e tij, kumtoi përfaqësia e përhershme ruse në BE. Delegacioni rus ka qenë i kryesuar nga drejtori i sektorit të katërt evropian pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Moskë, Akleksander Bocan-Harçenko. Përfaqësues të BE-së kanë qenë shefi i sektorit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin evropian të politikës së jashtme Eduard Auer dhe zëvendëskoordinatori i grupit punues të Këshillit të BE-së për zgjerim, përfaqësuesi i Ministrisë estoneze të Punëve të Jashtme, Aiti Alakivi.
Përfaqësuesja e përhershme ruse thekson se në mënyrë konstruktive janë shqyrtuar shumë tema aktuale, të ndërlidhura me situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe për marrëdhëniet e Rusisë me vendet e rajonit. Gjithashtu, është biseduar edhe për procesin negociues pas bashkimit të tyre drejt BE-së. Është arritur marrëveshje edhe për rrethin e ardhshëm konsultues në gjysmën e dytë të vitit 2018.