Riad, 17 tetor – Konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohamed al Otajbi është shkarkuar nga detyra dhe kundër tij do të ngritet hetim, njoftuan mediat saudite.
Al Otajbi është shkarkuar dhe do të jetë nën hetim për shkak të zhdukjes së gauzetarit Xhamal Kashogi, i cili për herë të fundit më 2 tetor është parë si hyn në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe prej atëherë i janë humbur gjurmët.
Ai e ka lëshuar Arabinë Saudite vitin e kaluar pasi e ka kritikuar politikën saudite në Jemen dhe presionin që e kryer ndaj kritikëve të pushtetit. Konsulli al Otajbi dje u largua nga Stambolli për në Riad.