Mario Deus, konsull i nderit i Maqedonisë në Barcelonë, i cili është shtetas spanjoll, është arrestuar në Afrikë Jugore për shkak të dyshimit për vrasje të binjakëve të tij trevjeçarë. Sipas detajeve nga policia e Afrikës Jugore, trupat e binjakëve, djalë dhe vajzë, i ka gjetur nëna e tyre J.E. e cila është shtetase zvicerane në rezidencën verore të Deus, në Houng Bej, afër Kejptaun. Kur ajo kishte arritur në vilë, Deus kishte hyrë në automobilin e saj dhe ka ikur, por më vonë është arrestuar në Kejptaun. Siç transmetojnë El Pais dhe Europa pres, hetimi ende nuk e ka kumtuar motivin për këtë krim dhe nuk janë sqaruar as rrethanat për të cilat është kryer ky akt.
Sipas policisë, Deus së shpejti do të dalë para gjykatës për dy vrasje dhe për vjedhje të automobilit. Roli i konsullit të nderit është më ndryshe nga ai i konsullit të karrierës, funksion i cili në Spanjë është i rezervuar vetëm për diplomatë. Konsujt e nderit, megjithatë, në të shumtën e rasteve janë biznesmenë ose sipërmarrës. Konsulli i nderit, i cili e prezanton vendin në rajone ku vendi ka prani dhe ndikim të vogël, zakonisht është shtetas nga një vend tjetër dhe duhet të ketë kontakte të mira me autoritetet dhe sektorin e biznesit në vendin ku e kryen atë funksion. Mund të jetë konsull nderi në dy ose më shumë vende njëkohësisht.