Shkup, 9 korrik – Parlamenti ka konstatuar dorëheqjen e Vesel Memedit nga posti i deputetit dhe nënkryetarit të shtëpisë ligjvënëse, njofton Koha.mk
Ai menjëherë pas konstatimit të dorëheqjes nga ana e Parlamentit tha se ndihet i zhgënjyer nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ameti dhe nga kreu i qeverisë, Zoran Zaev.
Pas Memedit në radhë për të marrë mandatin e deputetit është Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët. Toçi është profesore universitare dhe njëkohësisht ushtron pozitën e Kryetares së Forumit të Gruas pranë ASH-së. (koha.mk)