ISIS ka planifikuar ta vrasë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në një sulm terroristë të armatosur me eksplozivë dhe armë zjarri, transmeton Gazeta Metro.
Ky konspiracion është zbuluar sot ku edhe është arrestuar personi i dyshimtë nga autoritetet serbe të ndihmuar nga ato ruse, në Serbi.
Fjala është për boshnjakun Armin Alibashic, 21 vjeç me besim mysliman nga Novi Pazari, i cili si i dyshuar për mbështetje të aktiviteteve terroriste është zënë në posedim të një sasie të konsideruar të armëve dhe mjeteve eksplozive në qytetin në jug të Serbisë, me shumicë myslimane, Novi Pazar, transmeton Gazeta Metro.
E përditshmja britanike “Daily Mail” raporton se autoritetet serbe thonë se arrestimi është kryer nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë, BIA, dhe është ndihmuar nga Agjencia Sekrete e Rusisë që po qëndron për të siguruar vizitën e Putinit nesër në Beograd.