Londër, 16 nëntor – Kryeministrja britanike Tereza Mej ka hedhur poshtë spekulimet se mund të mposhtet nga funksioni i kryeministres për shkak të marrëveshjes së saj për Bregzitin, njofton Bi-Bi-Si.
“Do ta tejkalojë këtë”, ka thënë ajo.
Edhe krahas disa dorëheqjeve të ministrave në Qeverinë britanike dhe spekulimet gjithnjë e më të zëshme për votim të mosbesimit, Mej ka premtuar se do të nënshkruajë marrëveshjen me Brukselin dhe do ta dorëzojë para deputetëve.
“Kursi që e vendosa është i vërteti për vendin tonë”, ka thënë ajo.
Në ndërkohë, themeluesi i dhe redaktori i faqes Brexitcentral, Xhonatan Isabej në Tuiter ka shkruar se konservatorët kanë mbledhur nënshkrime, mjaftueshëm për votim të mosbesimit ndaj Mej si kryetare e partisë.