Ministra të shquar në Qeverinë britanike janë përfshirë në bisedë sekrete me deputetë të Partisë Laburiste për sigurimin e përkrahjes ndërpartiake për “Bregzit” të butë, zbulon gazetat konservatore “Dejli Telegraf”. Gazeta pohon se disa nga anëtarët më të cekur të ekipit të kryeministres britanike Tereza Mej kanë debatuar për atë se si “ta detyrojnë” të bëjë lëshime kur bëhet fjalë për migrimin, unionin e doganave dhe tregun e vetëm të Unionit.
Sipas “Dejli telegrafit”, ka pasur diskutime edhe për formimin e Komisionit të posaçëm ndërpartiak për Bregzitin me përfaqësues të dy partive kryesore në Britaninë e Madhe, e cila do të kishte detyrë të përgatis terren që të sigurojë tërheqje të qetë të vendit nga anëtarësimi në BE. Gazeta pohon se laburistët do të kërkojnë lëshime gjatë përpilimit të tekstt për fjalimin e mbretëreshës, me të cilin duhet edhe formalisht të fillojë me punë Parlamenti i ri.