Gjashtë shtëpitë më të mëdha mediale të Evropës Juglindore: KOHA (Shkup) Oslobogjenje (Sarajevë), AMG (Beograd), KOHA Ditore (Prishtinë), Sloboden Peçat (Shkup) dhe Vijesti (Podgorica), themeluan Asociacionin rajonal,në takimin e mbajtur në Podgoricë. Qëllimet e të cilit do të jenë: bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë, aftësimi i përbashkët i të punësuarve, këmbimi i përmbajtjeve, qasja e koordinuar ndaj organeve dhe organizatave shtetërore e ndërkombëtare për avancimin e cilësisë së gazetarisë dhe përmirësimi i kushteve dhe i pozitës së mediumeve në treg. Emri i plotë i Asociacionit në gjuhët malazeze/boshnjake/serbe është Medijska Asocijacija Jugoistočne Evrope (MAJE), në shqip Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (AMEJL), në maqedonisht Asocijacija na Mediumite na Jugoistočna Evropa (AMJE), si dhe Media Association of South-East Europe (MASE) në anglisht. Asociacioni do të regjistrohet si shoqatë e pavarur me seli në Podgoricë.
Organizator i konkursit është Misioni i OSBE-së në Malin e Zi, në bashkëpunim me Asociacionin e Mediave të Evropës Juglindore (AMEJL). Detyra e konkursit është krijimi i zgjidhjes grafike për logotipin e aplikueshëm për formate të mëdha dhe të vogla, për mediumet e shtypura dhe elektronike pa kufizim në motive, por me përdorimin e akronimit të emrit të plotë të Asociacionit sipas gjuhëve të përmendura më lart (MAJE, AMEJL, AMJE, MASE). Qëllimi i konkursit është angazhimi i nxënësve dhe i studentëve nga shkollat dhe fakultetet e dizajnit, sikurse i disenjatorëve grafikë të rinj që të japin zgjidhjet për logotipin që do të përdoret nga Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (AMEJL).
Mundësi të pjesëmarrjes në konkurs kanë të gjithë pjesëmarrësit e moshës madhore që kanë kryer vitet përkatëse në shkollat e mesme, sikurse edhe studentët e fakulteteve apo të rinj të specializuar për dizajnin grafik, të cilët më së voni deri më 1.3.2018 do të paraqesin:
– Biografinë e shkurtër;
– Punimin në versionin elektronik;
– Deklaratën për autenticitetin e zgjidhjes për logotipin.
Konkursi do të zgjasë prej datës 7.2.2018 deri më 1.3.2018.
Juria profesionale për vlerësimin dhe përzgjedhjen e punimeve është e përbërë nga përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Malin e Zi dhe nga Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (AMEJL). Kriteret për përzgjedhjen e punimit më të mirë janë origjinaliteti dhe inovacioni. I inkurajojmë pjesëmarrësit që vetë të ofrojnë zgjidhjen dhe idetë e tyre që do t’i simbolizojnë mediat, qëllimet dhe parimet e Asociacionit. Sa u përket kreativitetit dhe detajeve, pjesëmarrësit e kanë lirinë absolute, por edhe mund t’iu ndihmojmë duke iu thënë se i duam ngjyrat e gjalla dhe të gëzueshme, dizajnin modern, që do t’iu përshtaten në uebportalin e Asociacionit, sikurse faqet zyrtare në mediat sociale, dhe në të gjitha materialet e shtypura dhe promovuese.
– Logotipi duhet të jetë punim origjinal i autorit dhe nuk duhet të përmbajë elemente të asnjë punimi tjetër autorial;
– Logotipi duhet t’i përmbajë akronimet e emërtimeve të plota të Asociacionit sipas gjuhëve (MAJE, AMEJL, AMJE, MASE);
– Logotipi duhet ta ketë mundësinë e shkallëzimit prej formateve të mëdha (pllakate, pano…) te të voglat (flajer, material i shtypur…);
– Duhet të jetë njësoj i dallueshëm si me ngjyrë ashtu edhe në grayscale;
– Punimi pjesëmarrës duhet të dorëzohet në formatin JPEG, PDF apo TIFF me rezolucion të madh (300 dpi);
– Shënimet për autorin/autoren duhet të përmbajnë: emrin dhe mbiemrin, adresën elektronike, numrin e telefonit dhe një biografi të shkurtër;
– Me dorëzimin e punimit, pjesëmarrësit i pranojnë të gjitha kushtet e konkursit.
Dokumentet dhe punimet duhet nisur në këtë adresë elektronike: [email protected]
Autori/autorja e zgjidhjes fituese do të kompensohet me 500 euro pas vendimit përfundimtar të jurisë profesionale dhe harmonizimit të specifikave teknike.