Librat që konkurojnë për çmimin “Roman i vitit” për vitin 2019 do të pranohen përfundimisht deri nesër në orën 19:00 në leximoren “Sllavko Janevski” (në kullën e gjimnazit “Josip Broz Tito”), kumtoi Fondacioni për përparim dhe promovim të vlerave kulturore “Sllavko Janevski”.
Romanet në pesë mostra mund të dërgohen edhe nëpërmjet postës, në adresën e Fondacionit: bul “Kuzman Josifovski Pitu” nr. 19/6-40, Shkup.
Juria e komisionit duhet ta tregojë emrin e laureatit të sivjetëm më së voni deri më 15 mars, ndërsa dorëzimi solemn i çmimit do të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill.
Çmimi “Romani i vitit” këtë vit do të ndahet për të 21-të herë me radhë. Përbëhet nga statuja origjinale, plaketa dhe vlera në para prej 150.000 denarë.