Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) hapi konkurs për tekste autoriale me temë “Të drejtat punuese në mediat rajonale dhe lokale” që do të publikohet në publikimin elektronik “Gazetaria si e mirë publike”.
Konkursi është i hapur për të gjithë anëtarët e SPGPM-së, të cilët mund të dërgojnë aplikacion në [email protected]. Aplikacioni duhet të përmbajë të dhëna të kandidatit (emër dhe mbiemër, meil dhe telefon), zhanri gazetaresk me të cilin do të përpunohet tema, si dhe përshkrim i shkurtë (maksimum një faqe në Word) në këndin në të cilin autori konsideron se është relevant për përpunim të temës.
Autori do të zgjidhet nga komisioni tre anëtarësh sipas cilësisë dhe origjinalitetit të qasjes i përmbajtur në aplikacion. Teksti do të ketë honorar me 100 euro (bruto).
Publikimi elektronik është pjesë e projektit “Njohuri për lajmet dhe shkrim-lexim digjital, trajtimi me lajmet e rrejshme” në të cilën SPGPM është partner i Institutit të Mediave të Maqedonisë, së bashku me Institutin Media Dajverist nga Londra, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale. Çdo numër i publikimit do të përpunojë një temë më të gjerë në lidhje me gazetarinë profesionale, si dhe me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe punonjësit mediatikë në Maqedoni.
Afati për aplikim është 22 prilli, ndërsa afati për mbarimin e analizës është 30 prilli i vitit 2019. (koha.mk)