KONKURS

Shkarko PDF:

Konkursi Asistent Konsullor Shqip

 

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministarstvo Inostranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs

Ambasada në Maqedoninë e Veriut – Ambasada vo Severna Makedonija – Embassy in North Macedonia

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup– shpall:

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

 Pozita:                 Asistent/asistente konsullor/e
Vendi i punës:    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup

Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit:
17.07.2019 deri më 31.07.2019

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:

Pranimi dhe informimi i palëve lidhur me kërkesat e tyre dhe informimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofrimi i formularëve përkatës për të proceduar veprimet konsullore;

Mbajtja e shënimeve të detajuara kompjuterike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese.

Mbajtja në mënyrë të sigurt e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve tjera konsullore.

Mbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.

Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.

 

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Të jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me leje qëndrimi të rregullt) apo shtetas/e i shtetit të Maqedonisë së Veriut;
  • Të ketë njohuri të gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze;
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët e cekura;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 1 vjet përvojë relevante të punës.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte, për të hyrë në  rrethin e ngushtë dhe pastaj për t’u  intervistuar. 

-CV-në;

-Kopjen e letërnjoftimit;

-Kopjet e kualifikimit-diplomës;

-Një letër motivuese;

-Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

-Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);

Këto dokumente dërgohen në adresën: Samoilova 136, 1000 Skopje, North Macedonia

Dokumentet dorëzohen fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.