KONKURS – Shoqata për zhvillimin e rinisë “Qendra e komunitetit rinor Çair”

Shoqata për zhvillimin e rinisë “Qendra e komunitetit rinor Çair” ka kënaqësinë të shpallë konkursin e hapur për aplikime për përzgjedhje të tre Koordinatorëve me orar të plotë të punës në Qendrën e komunitetit rinor Çair – YCCC.

Cilat janë përgjegjësitë kryesore të koordinatorëve të YCCC?
Të udhëheqin dhe koordinojnë aktivitetet ditore të YCCC
Të organizojnë koleksionin e bibliotekës së qendrës si dhe vlerësojnë gjendjen dhe nevojat për furnizim.
Të ndihmojnë anëtarët e qendrës në gjetjen dhe përdorimin e materialeve dhe pajisjeve në dispozicion.
Të zhvillojnë, dizajnojnë, organizojnë dhe udhëheqin programe dhe ngjarje në bashkëpunim më koordinatorët tjerë të YCCC.
Të përgatisin hapësirë, materiale promovuese, fletushka, logjistikën e ngjarjeve për programet dhe eventet e qendrës.
Të zhvillojnë dhe kultivojnë lidhje me organizata të tjera, qendra kulturore dhe institucione të ngjashme.
Të kryejnë obligime të tjera që paraqiten në qendër.
Të zhvillojnë projekte të veçanta sipas nevojës.
Të mbajnë evidencë të saktë dhe të rregullt të shfrytëzimit të materialeve, numrit të vizitorëve, e të tjera.
Të përgatisin raporte përshkruese dhe statistikore për aktivitetet.
Të administrojnë ueb faqen. Të përditësojë faqet në rrjete sociale për ngjarjet e radhës dhe të kaluara duke ndarë përmbajtje interesante për target grupin e qendrës.
Të krijojnë program efektiv për përfshirje përmes aktiviteteve jashtë.
Të realizojnë punë programore duke përfshirë programin, formulimin dhe publikimin e konkurseve, përzgjedhjen e propozimeve, ndihmë në shkrimin e projekteve, ndihmë në shqyrtimin e raporteve nga implementimet e projekteve, dhe raportim.
Të komunikojnë me institucionet (p.sh. organizimi i një shëtitje të organizuar me biçikleta ose ngjitje për një kauzë të caktuar që kërkon takime me komunën, autoritetet e rendit publik lokal, si dhe sponsorë).
Të implementojnë buxhetin e YCCC si dhe të realizojë raportim financiar për të njëjtin.
Kërkesat nga kandidati:
I/e shoqërueshëm/e, pozitiv/e, bashkëpunues/e me aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip.
Aftësi të shkëlqyeshme organizative, komunikuese dhe koordinuese.
Të mbaruara mundësisht studime deridiplomike, me preferencë në shkencat ekonomike, sociale, gjuhë ose arte.
Interes i lartë dhe pasion për punën në komunitet, veçanërisht pasion për të punuar me të rinjtë.
Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në nivel profesional në gjuhën angleze, maqedonase apo shqipe. Aftësi të komunikimit në nivel profesional në gjuhë tjera do të merren për avantazh.
Aftësi të shkëlqyeshme teknike në Microsoft Office, Google Tools, menaxhim i bibliotekës përmes softuerit dhe menaxhim i përmbajtjes në rrjete sociale.
Aftësi për planifikim të ngjarjeve dhe koordinim.
Aftësi për zhvillim të raporteve narrative dhe financiare për ngjarje dhe projekte.
Mundësi për të menaxhuar me sukses dhe mbajtje te evidencës së resurseve financiare dhe të tjera që i përkasin qendrës.
Përvoja paraprake me punë në komunitet në nivel menaxhues si dhe puna vullnetare do të konsiderohen avantazh.
Si të aplikoj?
Për të aplikuar për këtë pozicion, duhet të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi (max. 500 fjalë në anglisht) ku shprehni interesimin tuaj për këtë pozitë dhe shpjegoni çka ju bën juve kandidatin më të mirë për këtë pozicion. Aplikimi juaj i kompletuar duhet të dërgohet tek [email protected] Në pjesën e subjektit të e-mailit ju lutemi shënoni ‘Application for Coordinator’. Afati i fundit për të dërguar aplikimet tuaja është dita e enjte, 12 Shtator 2019, ora 16.30. Të gjitha aplikimet e dërguara pas afatit të fundit nuk do të merren parasysh.