Shkup, 2 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), informon se në rrjedhë është Thirrja publike për studime pos-diplomike intensive për vitin 2018 në Institutin Amerikan për profesor universitar dhe profesor të shkollave të mesme. Studimi në SHBA sponsorizohet nga Byroja për punë edukativo-kulturore pranë Stejt departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa administrohet nga ana e ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë. Afati përfundimtar për parashtrimin e dokumenteve është 15 dhjetori i këtij viti. Më shumë informacione mund të merrni këtu.