Konkurs për përpunim të storjeve hulumtuese nga fusha e korrupsionit

32

Shkup, 20 tetor – Me qëllim të hapjes së temave të cilat do të çojnë drejt mbështetjes në luftën kundër korrupsionit dhe në përmirësimet e politikave për antikorrupsion përmes analizave të gjendjeve dhe duke theksuar dobësitë konkrete Transparensi Interneshënall – Maqedoni shpall Konkurs për përpunimin e storjeve  hulumtuese nga fusha e korrupsionit dhe qeverisjes të së drejtës.

Organizatat qytetare të interesuara të cilat meren me gazetari hulumtuese,  gazetarë dhe hulumtues duhet të dërgojnë  propozim- temë konkrete më së voni deri më 25 dhjetor të vitit 2020.

Fushat e propozuara për storjet hulumtuese janë punë e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik (AGJPP) dhe Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), kompetencat e tyre  dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, bashkëpunimi i tyre me  sektorin joqeveritar, si dhe implementimi i ligjeve për parandalim të korrupsionit.

Në suaza të projektit është parashikuar financimi i gjithsej tre storjeve hulumtuese, të cilat do të marrin  kompensim individual në vlerë prej 500 dollarë amerikan.

Selektimin e temave do ta kryejë komisioni i përbërë nga personeli programues i Transparensi Interneshënall-Maqedoni, ndërsa në bazë të aktualitetit të temës, përvojës dhe metodologjisë së ofruar nga ana e personave të interesuar.

Konkursi realizohet në suaza të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, i mbështetur nga projekti i USAID për pjesëmarrje qytetare.