Konkurs për katër vende të lira në Postat e Maqedonisë

Shkup, 9 prill – Sh.A Postat e Maqedonisë ka publikuar konkurs për plotësimin e katër vendeve të lira për kohë të pacaktuar pune, infomon Koha.

Sipas shpalljes do të punësohen kuadro në pozitat në vijim:

1.Manastir – bashkëpunëtorë për marketing (punësohet një person). Kandidati duhet të ketë gradën e shtatë të arsimimit qoftë ajo ekonomik apo juridik, me ose pa përvojë pune. Paga mujore 22.465 denarë.

2.Strumicë- punëtor sporteli, pranohen dy persona. Kandidatët duhet të kenë arsim të mesëm qoftë ajo PTT, ekonomi, gjimnaz… me ose pa përvojë pune. Paga mujore 16.969 denarë.

3.Gostivar – një punëtor sporteli. Kandidati të ketë të kryer arsim të mesëm qoftë ajo PTT, ekonomi, gjimnaz… me ose pa përvojë pune. Paga mujore 16.969 denarë.

Konkursin e plotë mund ta shihni këtu.