Konkurs për grante për organizata qytetare

Në kuadër të projektit “Së bashku për sukses: sipërmarrës të rinj, forcë shtytëse për marrëdhënie të mira ndëretnike”, financuar nga BE-ja, sot në Shkup do të mbahet sesioni i parë informativ për konkursin për ndarje të granteve për mbështetje të sipërmarrësisë tek të rinjtë nga grupet etnike joshumicë. Konkursi, siç informon Fondacioni PSM, fokusohet në dy tema prioritare: përmirësimi i kushteve për zhvillim të sipërmarrësisë dhe integrimi i sipërmarrësve nga bashkësitë etnike joshumicë në programe për mbështetje dhe rrjetëzim. Skema e granteve ka fond të përgjithshëm prej 2.882.271 denarëve, prëderisa shuma maksimale për grant individual është 320.252 denarë. Grantet janë të hapura për organizata qytetare, me ç’rast planifikohet të kyçen së paku 18 organizata qytetare. Propozim-projektet duhet të jenë me kohëzgjatje maksimale prej gjashtë muajve dhe të implementohen në periudhën mars – gusht të vitit 2017. Këtë muaj info ditë do të ektë edhe në Tetovë, Manastir dhe në Shtip.