Shkup, 22 gusht – Agjencia Informative e Maqedonisë – MIA shpalli konkurs shpërblyes për fotografi me temën “Liria e mediave”. Shpërblimi i parë arrin 50.000 denarë, i dyti 20.000 dhe i treti 10.000 denarë.
Data përfundimtare për aplikim është 10 shtatori i vitit 2018, ndërsa fituesit e çmimeve do të shpallen më 26 shtator.
Të drejtë të pjesëmarrjes kanë fotografët profesional dhe amatorë me dërgimin e 3 fotografive maksimum. Fotografitë duhet të jetë me formatin JPG, ndërsa korrigjimi i vetëm i lejuar është ngjyrat dhe mprehtësia. Madhësia e fotove të regjistruara duhet të jetë 3000px me rezolutë prej 300 dpi.
Titulli i fotografisë dhe emri i autorit duhet të shënohen në skedarin (sh. 01_petar_petkovski_Sloboda). Aplikuesit duhet të dorëzojnë emrin dhe mbiemrin, nr. telefoni për kontakt, përshkrim të shkurtër të fotografisë (titulli i fotografisë), në email adresën [email protected] ose direkt në hapësirat e SHA “MIA” – Shkup në CD ose DVD.
Sipas kushteve të konkursit, me dorëzimin e fotografive pjesëmarrësi deklaron se ai/ajo është autor i fotografisë dhe pronar i vetëm i të drejtave autoriale. Pjesëmarrësi i mban të drejtat autoriale të fotografisë, por gjithashtu, garanton të drejtë të plotë dhe falas të organizatorit t’i shfrytëzojë. Nevojitet edhe fotografitë të mos jenë të shpërblyera në foto-konkurse tjera.
Më shumë informata për konkursin mund të lexohen në ueb faqen e MIA-s www.mia.mk.