Shkup, 6 nëntor – Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë sot shpalli konkurs për blerjen e fotografive me temë “Kuadri juaj nga Maqedonia”.
“Qëllimi është që T’ju nxisim, frymëzojmë, inkurajojmë ta ndani edhe Ju tregimin Tuaj nëpërmjet momenteve Tuaja më të bukura dhe më frymëzuese që i keni pasur në Maqedoni. Kreativitetin ndani përmes fotografive Tuaja në tema të ndryshme: destinacione turistike, aktivitete në natyrë, motive gurmane …”, theksojnë nga Agjencia.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 5 dhjetor, ndërsa të gjitha informacionet në lidhje me aplikacionin janë në dispozicion në linkun https://goo.gl/wSUYcp.