Shkup, 18 shtator – Të nderuar artistë, artistë të pavarur, institucione nga fusha e kulturës dhe shoqata civile, fondacione dhe persona juridik dhe fizik që kryeni veprimtari nga fusha e kulturës. Në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë, ju informoj se Qyteti i Shkupit ka shpallur THIRRJE PUBLIKE, për grumbullimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019 të dedikuara për financimin e programeve dhe projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2019.
Thirrja është shpallur me 15 Shtator dhe do të zgjas deri më 15 Tetor 2018.
Informata më të hollësishme rreth thirrjes mund te gjeni në linkun e meposhtem www.skopje.gov.mk. ose në telefonat zyrtarë 02/3297-323; 02/3297-324; 02/329-289.