Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) zbaton konkurs “Me njohuri evropiane drejt kryeqendrës evropiane” për zgjedhje të eseve nga studentë të studimeve deridiplomatike në fakultetet për shkenca shoqërore pranë universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së veriut – “Shën Cirili e Metodi”, “Nëna Terezë”, “Shën Klimenti i Ohrit”, “Goce Dellçev”, “Universiteti në Tetovë” dhe “Universiteti i Evropës Juglindore”.
“Për autorët e eseve më të mira, SÇE siguroi çmim në lloj të vizitës treditore studimore në bruksel, ku studentët do t’i vizitojnë institucionet evropiane, si dhe misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, me qëllim që të njihen me funksionimin e tyre dhe praktikisht ta përjetojnë kryeqendrën evropiane”, kumtuan nga Sekretariati.
Konkursi është pjesë e aktiviteteve të cilat SÇE i organizon me rastin e shënimit të 9 Majit-Ditës së Evropës, dhe do të zgjasë deri më 19 maj.
“Qëllimi i garës është të nxitet të menduarit kritik tek studentët lidhur me integrimin evropian të vendit, si dhe njohjen e tyre më të mirë me politikat e Bashkimit Evropian përmes mësimit dhe hulumtimit. Studentët të cilët do të shprehin interes për të marrë pjesë në konkurs do të duhet të shkruajnë ese në tema nga sfera e studimeve evropiane, ndërsa komisione të përbëra nga profesorë do t’i zgjedhin më të mirët mes tyre”, theksuan nga SÇE. (Koha.mk)