Një central bërthamor në Republikën Çeke ka organizuar një konkurs bukurie me bikini. Çmimi për fituesen e konkursit ishte stazhi në kompani. Vajzat pozuan me bikini në kullën e ftohjes së centralit dhe përdoruesit e Facebook-ut votuan për të preferuarën e tyre. Por, ky konkurs u kritikua ashpër nga shumë persona, të cilët e quajtën një lëvizje idiote këtë aktivitet. 10 studente me diplomë u regjistruan në konkurs dhe pas kritikave të shumta, kompania njoftoi se të gjitha aplikuesit ishin marrë për stazh dhe u kërkoi falje të gjithë personave të ofenduar nga ky konkurs bukurie.
Konkurs me bikini për stazh falas (FOTO)
Leave a comment